Wollfarth largohet nga Shqipëria: Shqiptarët arritën një shkallë të lartë dinjiteti

Jun 27, 2013 | 19:26
SHPËRNDAJE

Nga pritja e ambasadorit Wollfarth

TIRANE- Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbyllur sot misionin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Në fjalën e tij të shkurtër, në një pritje të organizuar me këtë rast, Wollfarth shprehu vlerësim për zgjedhjet e sapo mbyllura, duke theksuar pranimin e rezultatit nga partitë politike.

Ai tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të realizoheshin me standarde.

“Ajo çka më gëzon më shumë, është se e shoh Shqipërinë në një fazë të re, dhe në një shkallë të lartë dinjiteti, dhe kjo gjë më bën të ndihem më mirë.”- tha Wollfarth.

Nga Shqipëria, Eugen Ëollfarth do të udhëtojë për në Kuvajt, ku do të marrë detyrën e tij të re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura