“Më të mirët në “Final Four””, Olsi Rama pas fitores në derbi: Shpresoj të jetë edhe Tirana me ne

Apr 28, 2024 | 21:57
SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, e ka vlerësuar fitoren e sotme të të kuqve në derbi si të rëndësishme për ecurinë e ekipit drejt “Final Four” ku do të luftohet për titullin.

bandicam 2024-04-28 21-30-30-483

“Jam shumë i lumtur për këtë fitoren sot dhe vazhdoj që në radhë të parë kjo i dedikohet presidentit të nderit, zotit Resul Demi. Pa i hequr asgjë “Guerrils”-ave, ai është tifozi i parë i Partizanit dhe ka qenë gjithmonë. Unë dhe Gazi nuk mund të jemi tifozë se jemi në krye të detyrës, por mbështetja a Resulit ka qenë gjithmonë për lojtarët dhe klubin.

Jam shumë i kënaqur, se janë dy fitore ne derbet e kryeqytetit. I gëzohem faktit që lojtarët arrijnë të gjejnë fitoret në derbit radhazi. Shumë i gëzuar për Maget që tregoi nivelin e tij edhe një herë. Por jam i kënaqur edhe nga Sota, Sembene, Buxhelaj, Bintsuka, Rrapaj që po ngrihet në nivelet që presin, të gjithë me pak fjalë. Urime edhe stafit që po fillojnë në njëfarë mënyre që filozofinë e tyre ta transmetojnë te lojtarët.

Ne jemi të gjithë një klub që punojmë, mundohemi t’i gjendemi pranë lotarëve, mos harrojmë që janë djem të rinj, kalojnë momente të vështira. Është detyra jonë që me qetësi tu tregojmë si të ecin para. E kam thënë që në një kampionat ndryshe nga të tjerët, duhet të jemi shumë të përgatitur për dy ndeshjet e fundit se nuk kam patur dyshim që do jemi pjesë e katërshes. Tre ndeshjet e radhës do të jenë në funksion të atyre dy ndeshjeve.

Tirana? Shpresoj të jetë, e di që jam mbase në një mënyrë kundër një pjese të madhe të tifozerisë. Por e mendoj që “Final Four” duhet të jemi më të mirët e Shqipërisë. Shpresoj të gjejnë rrugën dhe të jenë. Nuk është në dorën time, por bëhet me interesante kampionati. Ka ekipe të tjera që e meritojnë, Skënderbeu e ka treguar me lojë që kanë pretendime reale, edhe pse e nisën kampionatin pa pretendime. Kemi këtë javë një ndeshje që do e vlerësoja po aq shumë sa derbin.

Kush del kampion? Unë mendoj se Partizani, mos më pyet më tepër. Do bëjmë çdo gjë për të, do punojmë që ta meritojmë, ndonëse Egnatia është e para dhe Vllaznia e dyta. Nuk do të ishte sport e futboll nëse nuk do të kishin të gjithë pretendime. Topi është i rrumbullakët, metrat e fushës janë aty për ta merituar. Shpresoj që ta fitojë ai që e meriton de të jemi ne”, tha Rama për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura