Vodafone, rrjeti me performancën më të mirë

Mar 9, 2017 | 7:31
SHPËRNDAJE

“Shpejtësi dhe mbulim, 6 nga 10 shqiptarë zgjedhin Vodafone”

Vodafone Albania është rrjeti me performancën më të mirë në Shqipëri. Ky është rezultati i testimeve më të fundit të kryera nga kompania ndërkombëtare P3 Communications, ku Vodafone Albania rezulton të ketë fituar pikët maksimale të arritura ndonjëherë në vendin tonë për cilësinë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme.

vod

Për drejtorin e Përgjithshëm të Vodafone Albania, Dietlof Mare, rezultati është stimul për të punuar më shumë për të kënaqur klientët. “Kemi ndërtuar rrjetin më të fuqishëm në vend, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të klientëve për komunikim.

Rezultatet e testimeve nga P3 Communications na bëjnë krenar për punën tonë deri më sot dhe na sfidojnë të punojmë fort për të qenë gjithnjë MË TË MIRËT me rrjetin më të besueshëm, më të shpejtë, më të sigurt dhe për t’u garantuar klientëve tanë një eksperiencë ekselente nën rrjetin Vodafone”.

P3 Communications, kompania ndërkombëtare e specializuar për testimin e cilësisë së shërbimeve celulare dhe internetit nëpër botë, kreu testimet në tregun tonë në periudhën 27 janar 2017 deri më 13 shkurt 2017, në 24 qytete të ndryshme.

cert

Pas testimeve sipas metodologjisë së standardeve europiane, Vodafone Albania u certifikua “Më i miri në testim” me pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, përkatësisht 827 pikë nga 1000 pikë dhe me një diferencë të konsiderueshme me operatorët e tjerë në treg.

Sipas testimeve më të fundit të P3, Vodafone Albania arriti rezultatet më të larta të shënuara ndonjëherë për sa i përket: performancës më të lartë të shkarkimit dhe ngarkimit (upload dhe download); cilësisë së pakrahasueshme të transmetimit video dhe cilësisë absolute të telefonatës.

Ky vlerësim vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët. Vetëm pak kohë më parë, kompania ndërkombëtare e research-it, Ovum, pas testimeve të kryera në tregun tonë, shpalli Vodafone Albania lider në treg për sa i përket numrit të destinacioneve ku ofron eksperiencën 4G në roaming.

Sot, Vodafone Albania arrin pikët më të larta të regjistruara ndonjëherë edhe në testimet P3 në tregun tonë. Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.

Në vitin e 16-të në tregun shqiptar, kompania Vodafone ka qenë pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike në vend dhe, për këtë arsye, mbi 56% e përdoruesve të telefonisë celulare i kanë besuar nevojat e tyre për komunikim kompanisë Vodafone Albania.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura