Protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë! Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Apr 30, 2024 | 19:30
SHPËRNDAJE

Për tre orë opozita dhe qytetarët kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë.

gaz lotsjelles

Protesta është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve, por nuk janë lejuar.

Qytetarët kanë hequr gardhin mbrojtës metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë protesta e radhës është njoftuar të martën e ardhshme para bashkisë në orën 11:00.

Ndërkohë që opozita protestonte jashtë, brenda u zhvillua online mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku mori pjesë edhe Erion Veliaj, i cili shkoi menjëherë sapo doli nga SPAK.

Para këshilltarëve ai tha se “askush nuk e heq dot nga bashkia përveç popullit me votë”.

“Kjo sjellje rrugaçërore, kur ti dhunon policin, kur ti ke me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture, i hedh molotv kësaj ndërtesë që është monument kulture

Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort. Jo vetëm që e shijova si një eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me koleget e SPAK, por unë inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura