“Qytetarët sot po ikin nga Shqipëria sepse po vidhen”- Tomor Alizoti thirrje banorëve të Tiranës: Mos rrini spektatorë, dilni dhe mbroni veten tuaj

Apr 30, 2024 | 19:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti mori pjesë në protestën e opozitës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës.

protesta opozita bashkia

Në fjalën e tij, ai tha se nuk ka asnjë respekt për policinë e shtetit, pasi në cdo kohë policia i ka shërbyer elitave të korruptuara.

Ai tha se qytetarët sot po ikin nga Shqipëria sepse po vidhen.

“Policia në Shqipëri që nga komunizmi i ka shërbyer elitave të korruptuar. Policia sot, policia nesër do ti shërbejë krimit. Policia në Shqipëri është problemi më i madh. Në Shqipëri policia mbron një pizeveng, që ka ardhur të provokojë njerëzit. Këta janë skllevër të rrogës. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam respekt për policinë. Fati i një njeriu është karakteri i tij. Këta njerëz nuk kanë karakter. E di që ju vjen keq, por ju po mbroni dy njerëz babai i të cilit që është kryeministri shëtit me avion. Opozita është cështje kombëtare.  Sot kombi shqiptar ka një projekt që po i vjedh shqiptarët, shqiptaret po e lenë sot Shqipërinë sepse po vidhen”, tha Alizoti.

Një apel, deputeti demokrat kishte edhe për qytetarët e Tiranës: “Nuk e kuptoj pse jeni spektatorë. Ju mund të mos jeni me asnjë parti, por duhet të dilni të mbroni taksat tuaja. Ju duhet ti dilni në ballë këtyre njerëzve që mund të jenë të mirë, por po mbrojnë të keqen”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura