Vdekja e 29-vjeçarit në minierën e Martaneshit, reagon Meta: Nga Rilindja, minatorët nuk kanë as status dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë

May 21, 2024 | 21:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën një 29-vjeçar dhe disa punëtorë mbetën të plagosur.

445413328_997046701790565_6929382271861205652_n

Meta shprehet se tragjedia e sotme është një ngjarje e paralajmëruar dhe e përsëritur.

Sipas tij, Rilindja ka për qëllim “vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët”.

Ndër të tjera Meta shprehet se, po nga Rilindja, minatorët sot nuk kanë as status dhe asnjëlloj përfitimi për punën e vështirë.

“Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka”, shkruan ndër të tjera presidenti i PL.

Reagimi i plotë:

Tragjedia e sotme në minierën e Martaneshit, ku humbi jetën 29-vjeçari, Armond Peshku dhe disa të tjerë u plagosën është e paralajmëruar dhe e përsëritur.

“Rilindja” ka qëllim vetëm të vjedhë dhe të ndajë pasuritë publike me shfrytëzuesit e minierave, oligarkët, dhe nuk i bëhet vonë fare për minatorët që as ilaçe nuk blejnë dot për të kuruar mushkëritë dhe sakrifikojnë aq shumë për bukën e gojës sa humbin edhe jetën.

Partia e Lirisë i ka përkrahur gjithmonë minatorët e mashtruar nga “Rilindja” që sot nuk kanë as status minatori dhe asnjë lloj përfitimi për punën e vështirë, që kanë kryer.

Ne i mbështesim të gjitha propozimet e minatorëve, veçanërisht për miratimin e statusit të minatorit, të përfitimit të 135% të pagës minimale, si dhe të garantimit të plotë të shërbimeve shëndetësore falas, përfshi ilaçet për kurimin e sëmundjeve kronike që u janë shkaktuar nga nëntoka.

Ngushëllime familjes së 29-vjeçarit Armond Peshku që humbi jetën sot në minierën e Martaneshit dhe shërim të shpejtë të plagosurve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura