“Më ndihmoni! Po humbas shumë gjak”- Shqiptarja në Britani goditet me thikë sapo lë fëmijët në shkollë, dërgohet në spital me lëndime të rënda!

May 21, 2024 | 21:03
SHPËRNDAJE

Një grua, sipas DailyMail, shqiptare, është goditur me thikë jashtë një shkolle fillore.

britanu

Ajo është goditur disa herë me thikë, sapo ka lënë fëmijët e saj në shkollë, në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Dëshmitarët tregojnë se një person i është afruar, e ka kapur për fyti, e ka goditur me thikë dhe është larguar.

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi dhe e kapi nga fyti dhe më pas ia vendosi dorën në gojë për ta ndaluar të bërtiste. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë”, tregoi një dëshmitar.

Shqiptarja ka nisur të kërkojë ndihmë. Ajo ishte dëgjuar duke bërtitur: ‘Më ndihmon, më ndihmon… po humbas shumë gjak’.

Pas mbërritjes së ambulancës është dërguar në spital me lëndime të rënda.

Një person është arrestuar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se mund të kenë qenë sherret me ish-bashkëshortin, pasojë e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura