Veliaj në SPAK/ Jorida Tabaku: Kjo është pjesa më e vështirë e kësaj dite për të, por shpresoj që…

Apr 30, 2024 | 19:12
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj qëndroi përreth tetë orë në SPAK.

tabaku

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thotë se që kjo është pjesa më e vështirë e kësaj dite për të, por shpreson ai Veliaj të mos ketë gënjyer para SPAK.

“Shpresoj që sot, Erion Veliaj, mos të gënjejë përpara SPAK ashtu siç bëri në Komisionin Hetimor dhe përpara qytetarëve. E di që kjo është pjesa më e vështirë e kësaj dite për të, por mbetet këshilla më e mirë drejtuar një njeriu që e ka më të lehtë të jetojë pa u ushqyer por jo pa gënjyer”, shkruan ajo.

Sjellim në vëmendje se Jorida Tabaku ka drejtuar komisionin hetimor parlamentar të aferës së inceneratorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura