Rodri thotë se Mançester Siti e mundi Arsenalin në garën për titull për shkak të një mentaliteti superior, duke kritikuar “Topçinjtë” se nuk luajtën për t’i mundur kampionët në përballjen e tyre direkte të muajit mars. Megjithatë, Siti nuk arriti t’i mposhte asnjëherë ata në tri përballjet e këtij sezoni.
Mesfushori spanjoll e pa skuadrën e tij të renditej dy pikë përpara Arsenalit pas javës së fundit të Premier Ligë, duke siguruar titullin e katërt radhazi. I pyetur se si skuadra e tij arrin një sukses kaq solid, Rodri tha për “Optus Sport”: “Të jem i sinqertë, mendoj se është këtu”, (bën me shenjë nga koka e tij). “Është mentaliteti. Arsenali, gjithashtu e meriton ta fitojë titullin, ata bënë një sezon të pabesueshëm, por mendoj se ndryshimi ishte mentaliteti. Kur erdhën në ‘Etihad’, i pashë dhe thashë:
‘Ah, këta djem nuk duan të na mundin, duan vetëm një barazim’. Kjo është diferenca. Dhe ne në fund i arritëm ata, duke fituar maksimumin e ndeshjeve të mbetura. Kështu që unë mendoj se kjo varet nga mentaliteti”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al