VIDEO/ Tensionohet situata në fakultete, studentët përplasen me Policinë, tentuan të…

Jan 9, 2019 | 11:25
SHPËRNDAJE

Studentet kanë vijuar edhe sot bojkotin e mësimit në universitete, duke bllokuar dhe hyrjet e fakulteteve. Sot në ditën e tretë të protestës për këtë vit është tensionuar situata mes policisë dhe studentëve.

bllokim fakulteti1

Ata kanë tentuar të nxjerrin jashtë universiteteve bankat dhe karriget, por kanë hasur me rezistencën e rojeve private, të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë.

Duke qenë se nuk patën mundësi që të nxirrnin jashtë karriget, ata kanë vendosur që të mbushin korridoret me to.

bllokim fakulteti

Po ashtu një grup tjetër studentësh kanë vendosur që të mblidhen dhe të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura