VIDEO/ “RENEA s’kishte zgjidhje tjetër!”- Flet fqinji i 71-vjeçarit që u ekzekutua në banesë. Ja si e përjetuam ngjarjen

Sep 25, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

Ngjarja e ditës së enjte, kur RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin Lefter Zhidru shkaktoi panik në Elbasan.

Një fqinj u shpreh se forcat RENEA nuk kishin zgjidhje tjetër pasi rrezikoheshin të gjithë banorët.

Ai tha se e përjetuan shumë keq ngjarjen dhe se Zhidru nuk duhet ta bënte një veprim të tillë.

“Nuk kishte zgjidhje tjetër. Nuk ishte shtëpi private por pallat, rrezikoheshin banorë, rrezikoheshin të gjithë.

Ishte i rrezikshëm momenti që qëlloi në drejtim të qytetarëve, nuk duhet ta bënte një gjë të tillë. U tërhoqëm, rrezikonim jetën. Nuk e njihja personalisht. E përjetuar keq, nuk duhet të ndodhte.

Rendi dhe qetësia në Elbasan nuk është keq, por duhet punuar akoma sepse ka probleme,”- rrëfeu fqinji.

Ndërkohë Panorama.al ka siguruar pamjet e shtëpisë të bërë “shoshë” nga plumbat.

Në pamjet shihet dera është thuajse e shkatërruar. Një situatë e tillë është brenda shtëpisë, ku gjurmët e plumbave janë kudo.

“Kishte montuar pesë mina”- Gazetari Artan Hoxha për vrasjen nga RENEA të Lefter Zhidru: Sot do të kishim dëshmorë, nëse…

“Policia e shoqëronte dhe e lironte sërish”/ Kush ishte Lefter Zhidru që ngriti “në këmbë” uniformat blu dhe terrorizoi qytetarët. I martuar 3 herë i moshuari…

VIDEO/ “RENEA s’kishte zgjidhje tjetër!”- Flet fqinji i 71-vjeçarit që u ekzekutua në banesë. Ja si e përjetuam ngjarjen

VIDEO- FOTO/ “Gjurmët” e luftës në banesën e familjes së 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA. Shihni si është shkatërruar shtëpia

“Nuk dua t’ju shoh këtu”/ Gruaja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA ‘shpërthen’ ndaj mediave: Do jepni llogari për…

U vra me snajper nga forcat RENEA, të afërmit vijnë nga Saranda për të tërhequr trupin e 71 vjeçarit. Bashkëshortja “braktis” shtëpinë

VIDEO/ “Mos m’u afroni se ju hodha në erë”, kërcënimi i të moshuarit para vrasjes. Si u ekzekutua nga RENEA

“Nëse do shpërthente armatimi do bëhej tragjedi”, Artan Hoxha: 71-vjeçari ishte i stërvitur, u godit nga snajperi. Kur RENEA i shkoi në banesë…

E denoncoi pas dhunës, 71-vjeçarin e ekzekutoi RENEA, ish-gruaja e të moshuarit dyshohet se gënjeu Policinë për…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura