VIDEO/ “Mos m’u afroni se ju hodha në erë”, kërcënimi i të moshuarit para vrasjes. Si u ekzekutua nga RENEA

Sep 25, 2020 | 12:06
SHPËRNDAJE

Lefter Zhidru, 71- vjeçari që provoi për 5 orë rresht jo vetëm t’i bënte rezistencë Policisë, por edhe t’i vriste duke i qëlluar drejtpërdrejt me armë, mbeti i vrarë brenda shtëpisë, që e kishte kthyer në një depo armësh e municioni. Pasi kanë provuar çdo tentativë të mundshme për ta bindur që të dorëzohej, duke negociuar për orë të tëra me të në distancë, madje duke folur edhe më të bijën e tij që ndodhej jashtë shtetit, RENEA më pas është futur në aksion.

Lefter-Zhidru1 (1)

“Mos m’u afroni se ju hodha në erë…”, ky ishte një nga kërcënimet e vazhdueshme të 71-vjeçarit, që duket se nuk i kishte vetëm fjalë.

Në shtëpi kishte futur mjaftueshëm municion, madje edhe eksploziv e bombola gazi, që mund të shpërthenin në rast të ndonjë veprimi të nxituar. Pas të shtënave të fundit, teksa grupi i RENEA-s po i afrohej shtëpisë së tij, 71-vjeçari i ka qëlluar drejtpërdrejt. Plumbat fatmirësisht kanë ngecur në mburojën antiplumb, që u ka shpëtuar jetën efektivëve specialë. E ky ka qenë edhe momenti që grupi që po shkonte drejt banesës ka marrë urdhër për të qëlluar. Brenda pak sekondash ka ndodhur edhe eliminimi fizik i 71-vjeçarit.

POLICIA

Pas mbylljes së operacionit me ekzekutimin e 71-vjeçarit, Policia e Shtetit informoi zyrtarisht se: Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i RENEA-s dhe i grupeve taktike të RENEA-s me shtetasin Lefter Zhidru për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk u është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të RENEA-s që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari. Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat RENEA po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë. Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, RENEA i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71- vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte RENEA ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale RENEA po ndërhynin në banesë, 71- vjeçari i ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i RENEA-s. Në kushtet e vetëmbrojtjes, forcat speciale RENEA i janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71- vjeçari ka mbetur i vrarë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë, orë pas ore

Ora 13:20: Policia ka marrë njoftimin për një konflikt në familje në lagjen “11 Nëntori”, në Elbasan.
Ora 13:50: Policia deklaroi se personi qëllon drejt saj.
Ora 13:55: Plagosen dy persona. Ata nuk janë efektivë policie, por dy kalimtarë. Efektivë të FNSHsë janë nisur drejt Elbasanit, ndërsa është rrethuar zona. I bëhet thirrje personit të dorëzohet.
Ora 14:03: Personi që ka qëlluar në drejtim të Policisë është identifikuar si Lefter Zhidru, 71 vjeç.
Ora 14:10: Nga dy të plagosurit, mësohet se njëri ka plagë në krah dhe tjetri në kofshë.
Ora 14:19: Policia bën negociata me të moshuarin për t’u vetëdorëzuar, 71-vjeçari nuk pranon. Të shtënat e armës pushuan, 10 efektivë të armatosur të forcave RENEA qëndronin në gatishmëri për ndërhyrje.
Ora 14:25: Policia kërkoi që të evakuohej zona.
Ora 14:29: I moshuari ndodhej i vetëm në banesë. Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë.
Ora 15:00: Bashkëshortja e 71-vjeçarit tregon se si nisi konflikti në banesë. Ku ishe? Bashkëshorti i kërkoi llogari.
Ora 15:20: Identifikohen dy kalimtarët e plagosur nga të shtënat me kallashnikov të të moshuarit. Ata janë Ledi Saraçi dhe A. Kondraxhiu.
Ora 15:32: Drejtori i Policisë së Elbasanit deklaroi se ishte një person i rrezikshëm. Edhe fqinjët thanë se ai është i rrezikshëm.
Ora 16:06: Efektivët e RENEA-s në negociata me të moshuarin, në gatishmëri për të ndërhyrë. Dy snajperistë pozicionohen në pallatin përballë pallatit ku banon 71-vjeçari. I moshuari banon në katin e dytë.
Ora 16:57: Në vendngjarje mbërrijnë edhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Ora 17:47: RENEA përgatitet të ndërhyjë në banesë.
Ora 17:47: Të shtëna në vendin e ngjarjes dhe hidhet gaz lotsjellës. Shkëmbim zjarri mes Policisë dhe agresorit.
Ora 18:04: Ekzekutohet nga Forcat RENEA Lefter Zhidru, i cili për gati 5 orë terrorizoi me kallashnikov lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

elbasan6 elbasan7 BGL2uKp9 elbasan-1 elbasanss elbasan2 elbasan4 elbasan5

LEXONI EDHE:

“Kishte montuar pesë mina”- Gazetari Artan Hoxha për vrasjen nga RENEA të Lefter Zhidru: Sot do të kishim dëshmorë, nëse…

“Policia e shoqëronte dhe e lironte sërish”/ Kush ishte Lefter Zhidru që ngriti “në këmbë” uniformat blu dhe terrorizoi qytetarët. I martuar 3 herë i moshuari…

VIDEO/ “RENEA s’kishte zgjidhje tjetër!”- Flet fqinji i 71-vjeçarit që u ekzekutua në banesë. Ja si e përjetuam ngjarjen

VIDEO- FOTO/ “Gjurmët” e luftës në banesën e familjes së 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA. Shihni si është shkatërruar shtëpia

“Nuk dua t’ju shoh këtu”/ Gruaja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA ‘shpërthen’ ndaj mediave: Do jepni llogari për…

U vra me snajper nga forcat RENEA, të afërmit vijnë nga Saranda për të tërhequr trupin e 71 vjeçarit. Bashkëshortja “braktis” shtëpinë

“Nëse do shpërthente armatimi do bëhej tragjedi”, Artan Hoxha: 71-vjeçari ishte i stërvitur, u godit nga snajperi. Kur RENEA i shkoi në banesë…

E denoncoi pas dhunës, 71-vjeçarin e ekzekutoi RENEA, ish-gruaja e të moshuarit dyshohet se gënjeu Policinë për…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura