U vra me snajper nga forcat RENEA, të afërmit vijnë nga Saranda për të tërhequr trupin e 71 vjeçarit. Bashkëshortja “braktis” shtëpinë

Sep 25, 2020 | 9:37
SHPËRNDAJE

Të afërmit e Lefter Zhidru, kanë ardhur nga Saranda paraditen e sotme për të tërhequr të afërmin e tyre nga morgu i Elbasanit.

Lefter Zhidru1

Edhe bashkëshortja e tij, e veshur me të zeza ka braktisur banesën ku jetonin me qira dhe është nisur drejt jugut për të kryer ritin mortor ndaj 71 vjeçarit.

I moshuari mbeti i vrarë nga plumbat e Forcave RENEA një ditë më parë, për shkak se qëlloi me armë në drejtim të tyre.

Pas pesë orësh përpjekje për ta neutralizuar, 71 vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe qëllonte vazhdimisht me armë nga banesa e tij. Përballë kësaj situate, policia e qëlloi për vdekje.

Në banesën e tij dhe atë të fqinje ka gjurmë të shumta të plumbave që e kthyen lagjen për disa orë si një zonë lufte.

Por pas operacionit te RENEA, grupi hetimor gjeti në shtepinë ku qëndroi i ngujuar për pesë ore i moshuari, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatorë gati për shpërthim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura