Shqipëria në artikullin e “National Geographic”, Rama: Vendi ynë zbulohet përmes përvojave të rafting në Vjosë, Beratin e UNESCO-s dhe kanioneve madhështore të Osumit

May 7, 2024 | 20:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale një artikull dedikuar Shqipërisë në revistën mjaft të njohur, “National Geographic”.

rama national geographic

Përmes disa fotove të shkrepura nga artikulli, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria po zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në Vjosë, Beratin pasuri e UNESCO-s dhe kanioneve madhështore të Osumit.

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura