E denoncoi pas dhunës, 71-vjeçarin e ekzekutoi RENEA, ish-gruaja e të moshuarit dyshohet se gënjeu Policinë për…

Sep 24, 2020 | 20:58
SHPËRNDAJE

Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru i cili u ekzekutua pasditen e të enjtes nga RENEA, mund të hetohet nga prokuroria për vepren penale moskallëzim krimi.

elbasan qellon lefter

Korespondentja e Panorama konfirmon se pas denoncimit qe ajo beri sot ne Polici, per shkak se ishte dhunuar nga i moshuari, dhe kur Lefteri nisi te shtenat mbi efektivet, ajo eshte pyetur te tregonte cfare mbante ne shtepi ish-burri i saj pervec armes me te cilen po qellonte.

Mësohet se ajo ka thënë per policinë se ish-bashkëshorti i saj kishte vetem kallashnikovin.

Por pas operacionit te RENEA, grupi hetimor gjeti ne shtepine ku qendroi i ngujuar per pese ore i moshuari, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Por me pas, gjate marrjes ne pyetje, Floresha i ka qendruar versionit te pare, duke deklaruar se nuk e dinte faktin qe ne banese ndodheshin keto municione.

Edhe vajza e saj gjithashtu ka mohuar te kete pasur dijeni se ne banese kishte municione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura