VIDEO- FOTO/ “Gjurmët” e luftës në banesën e familjes së 71 vjeçarit të vrarë nga RENEA. Shihni si është shkatërruar shtëpia

Sep 25, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

Në derën e familjes Zhidru në qytetin e Elbasanit, gjurmët e plumbave janë ngado.

Siç shihet edhe në fotot dhe videon e siguruar nga “Panorama”, dera është thuajse e shkatërruar.

Një situatë e tillë shihet edhe brenda shtëpisë, ku gjurmët e plumbave janë ngado.

Viktima Lefter Zhidru, u përplas përreth 5 orë me policinë gjatë ditës së djeshme, duke qëlluar me dhjetëra fishekë në drejtim të forcave të rendit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për t’u dorëzuar, ai nuk pranoi, çka detyroi forcat RENEA të qëllonin mbi të.

elbasan7 elbasan6 elbasan5 elbasan4 elbasan2 elbasanss elbasan-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura