“Nuk dua t’ju shoh këtu”/ Gruaja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA ‘shpërthen’ ndaj mediave: Do jepni llogari për…

Sep 25, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

Floresha Zhidru, gruaja e 71-vjeçarti që një ditë më parë u ekzekutua nga forcat RENEA në Elbasan ka shpërthyer në akuza ndaj mediave. Sipas saj, mediat kanë shpifur për ngjarjen në fjalë, ndërsa duhet ta gjejnë drejtësinë tek shteti.

“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Dje (Donte që dje të vinte media) Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari! (Ngre zërin)”, thotë gruaja e revoltuar.

Lefter Zhidru qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, ndërsa u vra 5 orë me vonë nga RENEA. Ngjarja terrorizoi për orë qytetarët e Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura