VIDEO/ Lavrov: Në 2004 nënshkrova traktat miqësie me homologun shqiptar, u harrua! Rama “ngatërron” Islamin me Bashën: U firmos nga kryetari i opozitës së sotme

Feb 26, 2020 | 18:37
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov thotë se për herë të fundit që ka takuar një zyrtar të lartë shqiptar ishte në vitin 2004, duke nënvizuar se me kryediplomatin e asaj kohe kishte nënshkruar një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili sipas tij u harrua nga pala shqiptare.

lavrorvara

Sergey Lavrov: “Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë”.

Deklaratat e Lavrov u bënë gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare tha se Lavrov kishte nënshkruar marrëveshjen me drejtuesin e sotëm të opozitës shqiptare, duke ngatërruar kështu Kastriot Islamin me Lulzim Bashën.

TIRANA, ALBANIA:  Albanian Foreign Minister Kastriot Islami (R) and his Russian counterpart, Sergei Lavrov, exchange documents after they signed bilateral agreements, in Tirana, 08 December 2004. Lavrov is on a one-day official visit to Albania.        AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU  (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

 

Zt. Basha mori postin e ministrit të Jashtëm në maj të vitit 2007 deri në vitin 2009. Më herët, në postin e ministrit të Jashtëm ishte Besnik Mustafaj, i cili mori postin pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 ku Partia Demokratike fitoi zgjedhjet.

Edi Rama: Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet ti mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them.

/S.Ll/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura