Vetting politikanëve? Rama: Gjithnjë gati të diskutojmë me PD. Spaho i përgjgijet: Ke lidhje me kokat e krimit

Sep 6, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Bashës, për vettingun e politikanëve.

Rama në një postim në Twitter, shkruan se është gati të diskutojë më PD-në për këtë gjë.

basha rama

“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë në një reagim në Facebook, Edmon Spaho i është përgjigjur Ramës, duke u shprehur se  “refuzimi i tijpër vettingun me ligj të politikanëve provoi se Rama është peng i krimit”.

“Kryeministri i krimit po përdor drejtësinë e tij dhe mediat e tij për të mashtruar shqiptarët. Edi Rama e refuzon vettingun me ligj të politikanëve, sepse vetë ka lidhje me kokat kryesore të krimit të organizuar”, shprehet ai.

cjkfn

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura