Vendimi, zbardhet shuma që përfitojmë komunitet fetare nga buxheti i 2017

Apr 19, 2017 | 20:28
SHPËRNDAJE

Qeveria do të shpërndajë rreth 1 miliard lekë për komunitetet fetare në vend, nga buxheti i vitit 2017.

Në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi që përcakton masën dhe përfituesit për financim nga buxheti i shtetit të këtyre bashkësive.

Kështu, për Komunitetin Mysliman do të jepen rreth 310 milion lekë, për Kishën Ortodokse, atë Katolike dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve rreth 250 milion lekë për secilën.

Paratë shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së këtyre komuniteteve, duke përfshirë dhe punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.

Image

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura