“Ukraina po zhvillon armë biologjike”/ Rusia akuzon SHBA-në për mbështetjen e programit: U urdhërua shkatërrimi i provave pas 24 shkurtit

Mar 9, 2022 | 13:07
SHPËRNDAJE

Rusia ka akuzuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë mbështetur një program për zhvillimin e armëve biologjike në Ukrainë. Sipas tyre, kjo përfshin patogjenë vdekjeprurës duke përfshirë murtajën dhe antraksin.

rusiaukraina

Sipas The Guardian, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se provat e programit të supozuar ishin zbuluar nga Rusia gjatë “operacionit ushtarak” në Ukrainë.

“Tashmë mund të konkludojmë se në laboratorët biologjikë ukrainas në afërsi të drejtpërdrejtë me territorin e vendit tonë, po zhvilloheshin armë biologjike” – tha Zakharova.

Më tej, zëdhënësja e ministrisë thotë se Rusia ka dokumente të Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, ku kishte urdhëruar zhdukjen dhe shkatërrimin e provave të armëve biologjike pas 24 shkurtit, kur nisi dhe ofensiva ruse.

Zakharova tha se programi i supozuar ishte financuar nga Pentagoni dhe kërkoi transparencë nga Uashingtoni.

“Këtu nuk po flasim për përdorime paqësore apo qëllime shkencore… Çfarë keni bërë atje? Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe administrata presidenciale e Shteteve të Bashkuara janë të detyruara t’i shpjegojnë zyrtarisht komunitetit global, zyrtarisht, jo përmes politikanëve që flasin, për programet në Ukrainë” – tha Zakharova.

Si Pentagoni ashtu edhe qeveria e Ukrainës i kanë mohuar me forcë këto akuza dhe Reuters raporton se nuk ishte e mundur të konfirmohej në mënyrë të pavarur vërtetësia e ndonjë dokumenti të tillë. Në përgjigje të pretendimeve të mëparshme ruse për programin e supozuar biologjik ushtarak në Ukrainë, një zëdhënës i Pentagonit tha të martën:

“Ky dezinformim absurd rus është pa dyshim i rremë”

Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se Ukraina “e mohon rreptësisht çdo pretendim të tillë”.

Pas komenteve të Zakharova më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia i konsideron pretendimet e saj se Ukraina ka kryer programe biologjike ushtarake si një çështje të rëndësishme për të gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura