Ukraina kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Furnizimet e mëtejshme nuk po arrijnë aq shpejt sa duhet

Jun 13, 2022 | 17:08
SHPËRNDAJE

auto_24f04b4a-59b9-4f5b-b1bf-1c5fb6a27a021655132202Një këshilltar i ministrit të mbrojtjes të Ukrainës ka thënë se nevojiten urgjentisht më shumë armë nga Perëndimi.

Duke folur për BBC, Yuriy Sak ka thënë se megjithëse Ukraina është mirënjohëse për armët që ka marrë deri më tani nga vendet perëndimore, furnizimet e mëtejshme nuk po arrijnë aq shpejt sa duhet.

“Ne jemi pak të shqetësuar, nuk ka kuptim të mjaftueshëm të nivelit të kërcënimit me të cilin po përballemi dhe me të cilin përballet Evropa”, ka thënë ai.

Në Severodonetsk në rajonin lindor të Donbasit – ku luftimet janë më të ashpra – ai thotë se ushtria ukrainase vazhdon të mbrojë qytetin “me atë që mundemi”, por se do të kishte qenë “shumë më efikase në zmbrapsjen e armikut dhe çlirimin e tokës ukrainase po të kishim marrë më shumë armë të rënda deri më tani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura