Udhëtimet nga 1 shtatori, ministria e Jashtme tregon kushtet që ka vendosur Maqedonia e Veriut për shkak të pandemisë

Aug 18, 2021 | 15:48
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka vendosur kusht për udhëtarët që do të hyjnë në vend nga 1 shtatori, posedimin e certifikatës së vaksinimit kundër koronavirusit ose testin negativ PCR që duhet të jetë bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

kufi shqiperi maqedoni

Në të kundërt, do duhet të jeni të pajisur me vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes.

 

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2021, për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo udhëtar duhet të paraqesë:

çertifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID-19; ose

çertifikatë / vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e rimëkëmbjes; ose

vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për qytetarët e RMV-së që do të kthehen në vend pas 1️⃣ shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose çertifikata për vaksinim ose që e kanë kaluar COVID-19, do të caktohet masë karantine prej 7️⃣ (shtatë) ditëve izolim në shtëpi me vendim të Inspektoratit shëndetësor.

Shtetasit e huaj që kalojnë tranzit nëpër RMV do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5️⃣ orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura