U nda nga jeta në moshën 75-vjeçare/ Mirush Kabashi aktor i rreth 100 roleve, prezantues i aktiviteteve dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë

Dec 5, 2023 | 9:20
SHPËRNDAJE

Arti shqiptar në zi. Brenda pak ditësh, arti ka humbur dy ikona, Zef Dedën dhe sot, Mirush Kabashin.

mirush kabashi

Mirush Kabashi ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, ndërsa lajmin e hidhur e ndau familja e tij.

mirush kabashi

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit.

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” prane Akademise se Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma.

Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

* Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura