Trafikuan 7 shtetase shqiptare, tre në pranga

Jun 28, 2013 | 20:43
SHPËRNDAJE

Foto Ilustruese

TIRANE- Policia e Shtetit njoftoi sot për arrestimin e 3 shtetasve në kuadër të një hetimi disa mujor, të cilët akuzohen për trafik femrash me qëllim shfrytëzim prostitucioni.

Janë arrestuar shtetasit, Shyqyri Stafuka, 23 vjeç, Bledar  Stafuka, 22 vjeç, dhe Emiljano Tarja, 23 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe  me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime, kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Binehouse” po vijojn punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë qëllim po bashkëpunohet në mënyrë intensive dhe po shkëmbehet informacion i vazhdueshëm me autoritete ligjzbatuese të Zvicrës dhe Gjermanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura