Topalli-Bode tërhiqen nga gara: Nuk kemi ambicie për kreun e PD

Jun 29, 2013 | 10:00
SHPËRNDAJE

TIRANE- Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ridvan Bode, nuk do të jenë pjesë e garës për pasardhës të Sali Berishës. Në përfundim të mbledhjes së djeshme të Kryesisë, Topalli tha se “nuk do të kandidoj për kryetare të PD-së, pasi nuk ka qenë kurrë ambicia ime. Kam qenë me fat dhe fatlume që kam punuar me Sali Berishën, i cili është arkitekti i Shqipërisë moderne, është lideri historik i Shqipërisë demokratike, dhe kjo është gjëja që më bën krenare dhe qëndroj me kokën lart”. Ndërsa Bode deklaroi se do të jetë në funksion të konsolidimit të lidershipit të ri. “Kam 16 vjet që jam sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Sali Berisha. Ka qenë një kënaqësi dhe një fat i madh për mua që në këtë periudhë kam bashkëpunuar me të në ditë të vështira dhe në ditë të mira. Unë do të jem në funksion të konsolidimit të një lidershipi të ri të Partisë Demokratike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura