Të tjera ditë me të nxehtë përvëlues, SHMU: Kujdes nga shkarkesat elektrike

Aug 27, 2019 | 15:00
SHPËRNDAJE

Shërbimi meteorologjik ushtarak, në parashikimin e fundit që ka publikuar ne faqen e tij zyrtare ne FB, thote se në orët e para të mëngjesit moti mbi vendin tonë ka nisur i kthjellët ndërsa temperaturat në vlerat minimale regjistruan vlerat prej 15-25°C.

“Këto 3-4 ditët e fundit shumë prej jush kanë ndier një shqetësim si rezultat i temperaturave të larta për shkak së ato janë shoqëruar me masa ajrore tepër të lagështa.

69082667_725795121193163_8624453660769779712_n

Po e njejta situatë do të vijoj deri në fund të ditës së sotme. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë pas kthjellimeve do të ketë shtim të vranësirave mesatare ndërsa në relievet malore në kohë afatshkurtër deri të dendura”, njofton SHMU.

Sipas sinoptikanëve, në relievet kodrinore dhe malore në orët e nxehta të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave vertikale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 33-38°C por ndjesia reale do të jetë me 3-4 °C më shumë.

69576333_725795071193168_751724022462414848_n

Ditët në vijim do të “kopjojnë” njëra-tjetrën me ndryshimin e vetëm rënien graduale të temperaturave (30-37°C) por ndjesia reale do të vijojë të jetë e lartë!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura