Takimi me Arvizun, Meta: Marrëdhënie të mira me SHBA, realizim reformave

Jun 27, 2013 | 18:30
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan ka perseritur te njejtin mesazh edhe pas takimit me kreun e LSI-se, Ilir Meta, ate te nje tranzicioni sa me te rregullt dhe garanci per bashkepunimin me SHBA.

“E falënderoj që gjeti mundësinë që gjeti të na prese dhe e falënderoj për kohën që na kushtoi. Dhe arsyeja pse ndodhemi këtu është që të konfirmojmë të ardhmen e Shqipërisë. Sikurse janë në pritje për qeverinë e ardhshme, pritjet janë të larta, pritet një tranzicion i qetë dhe pres me kënaqësi të bashkëpunoj me z Meta dhe anëtarët e tjerë të koalicionit”, tha Arvizu.

Nderkohe qe Meta garantoi se Shqipëria do të vijojë marrëdhëniet e mira me SHBA dhe konsensusin e gjerë me qëllim, realizimin e reformave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura