Tahiri: PDIU nuk lëviz nga e djathta

Jun 28, 2013 | 7:52
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka reaguar pas deklaratave në media për një kalim të mundshëm të kësaj force në maxhorancën e re. Tahiri tha dje se “lufta për pushtet brenda maxhorancës, që po shqyejnë copat e pushtetit, ne nuk na lëviz nga vendi. Fabrikimi i lajmeve të rreme është një metodë që nuk lëviz nga themeli as shqiptarët e Çamërisë dhe as PDIU-në. Unë si deputet i zgjedhur i PDIU-së, as kam pritur e marrë oferta, duke respektuar votën dhe koalicionin “Aleanca për Mirëqenie, Punësim, Integrim”. Tymnajat e hedhura, pikërisht sot në ditën përkujtimore të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, nuk përbëjnë lajm, por prodhojnë thashetheme tavolinash e kafenesh. Kauza që ne përfaqësojmë është mbarëkombëtare, është amaneti i të parëve tanë, me të cilin asnjë pazar i gjësë së gjallë nuk mund të zhbëjë fitoren tonë më të suksesshme”, u shpreh Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura