STATISTIKAT/ “Allianz Arena” është kështjellë për Bajernin, një makth goleadash për londinezët

Apr 17, 2024 | 14:47
SHPËRNDAJE

Arsenali vjen nga një javë të vështirë në Premier Ligë, ku disfata në shtëpi kundër Aston Vilës i ka kushtuar shtrenjtë, humbjen e kreut. Ndërsa Bajern Mynih, përtej suksesit 2-0 kundër Këlnit, iu desh të shikonte Leverkusenin kampion, teksa ky i fundit festoi titullin e parë në histori dhe thyerjen e dominimit 11-vjeçar të hegjemonisë bavareze.

FOTOMONTAGE: Vorschau zum Champions League Viertelfinale FC Bayern Muenchen - FC Arsenal. ARCHIVFOTO; Kollektiver Bayern

Herri Kejn erdhi me synimin madhor, pikërisht për trofetë, aty ku Liga dhe Champions mbeten obsesion më vete, ndërsa Arteta ka ndërtuar ekipi solid, e ku veçohet mbrojta e hekurt. Ja disa nga të dhënat më pikante mes Bajernit dhe Arsenalit, ku kryefjala është “kështjella” e vendësve, “Allianz Arena”.

REKORDI – Bavarezët kanë humbur vetëm në një precedentë si pritës kundër “topçinjve”, e pasur me 4 fitore dhe një barazim. Disfata daton prej marsit të vitit 2013, ndeshja e dytë, e vlefshme për fazën me eliminim, rrugëtimi kur Bajerni e mbylli si kampion në “Wembley”, teksa mposhti Dortmundin me shifrat 2-1. Dy takimet e fundit që u zhvilluan në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë kanë përfunduar me shifrat e thella 5-1, tregues ky se transferta në Mynih për londinezët nuk do të jetë aspak e lehtë. Në historinë e Arsenalit, disfata 1-5 nënkupton shifrat më të thella.

“KËSHTJELLA” E MYNIHUT – Bajern Mynih nuk ka asnjë humbje në 14 duelet e fundit në Champions, 11 fitore dhe 3 barazime. Përtej këtij komponenti, vendësit nuk kanë arritur të shënojnë në portën mike vetëm në një rast nga 28 sfidat pararendëse, barazimi kundër Kopenhagen, faza e grupeve, 2023-2024.

ARSENALI, I BRISHTË – Të besuarit e Mikel Artetës prezantohen për herë të parë në fazan me eliminim pas 14 vitesh, por rekordi i tyre në raundet përcaktues lë shumë për të dëshiruar, 2 suksese dhe 5 humbje.

TRAJNERI GJERMAN –Tomas Tuhel në rast se kualifikohet me bavarezët drejt gjysmëfinaleve, do të shtonte një arritje në planin personal, konkretisht tri herë në këtë raund me ekipe të ndryshme. Më herët e ka finalizuar me PSG-në dhe Çelsin. Tekniku i vetëm që e ka konkretizuar më herët të dhënë në fjalë është Zhoze Murinjo (Çelsi, Inter dhe Real Madrid).

“MARATONOMAKËT” MYLER DHE NOJER – Tomas Myler nuk u përfshi asnjë minutë të vetme në duelin e parë Arsenal-Bajern, por me shumë gjasa prite që ai të jenë prezentë në përballjen e mbrëmjes, e cila shënon 150 prezenca në Champions, e ku do e rendit të tretin pas Ksavi Hernandezit dhe Kristiano Ronaldos. Po ashtu, futbollisti nga Bavaria inkuadrohet në çerekfinalen e 24, shifër e pa arritur më parë nga asnjë lojtar në kompeticionet më elitare në kontinentin e vjetër. Nojer nga krahu tjetër kërkon t’i shkëputet Iker Kasias rreth portave të pastra, 58.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura