Makina përplas biçikletën në Berat, përfundon në spital me fraktura 37-vjeçari

Apr 30, 2024 | 16:18
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish rezervat e shtetit” në Kombinat. Një automjet ka përplasur në rrugë 37-vjeçarin R.B, i cili po qarkullonte me biçikletë.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, me fraktura në këmbë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje, për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Burime nga vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, me të cilën po qarkullonte drejtuesi i mjetit në këtë rrugë.

Burimet policore bëjnë me dije se, drejtuesi i mjetit,30-vjeçari A.M, është shoqëruar në polici pas aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura