Opozita proteston para bashkisë, forca të shumta policie rrethojnë godinën! Blindohet edhe dera

Apr 30, 2024 | 16:23
SHPËRNDAJE

Përpara nisjes së protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie kanë rrethuar godinën.

proteste bashkia tirane

Këshilltarët e opozitës janë mbledhur para bashkisë, por nuk janë futur ende, pasi dyert janë të mbyllura. Ndërkohë raportohet se dyert e bashkisë janë blinduar me qëllim garantimin e sigurisë.

Kujtojmë që mbledhja e këshillit bashkiak e parashikuar për në orën 16:30 do të zhvillohet online.

Nënkryetari opozitar i këshillit bashkiak, Dorian Teliti, në një prononcim për media, është shprehur se Erion Veliaj nuk ka autoritet të anulojë mbledhjen e këshillit bashkiak, ndërsa kërkon që të hapet dera.

“Këshilltarët e Erion Veliajt të thonë se ku kanë shkuar paratë e 5D. U kërkoj qytetarëve të vijnë në protestë për të kërkuar dorëheqjen  e atij që edhe kur nuk është në zyrë është në SPAK, vazhdon të japë urdhra dhe e trajton bashkinë e Tiranës si çifligun e vetë. Ai nuk ka autoritetin të anulojë asnjë mbledhje të këshillit bashkiak. Kërkojmë të hapin derën se ligjet nuk bëhen nga rruga dhe kafja. T’i heqin zinxhirin derës, të na lejojnë të futemi brenda”, tha Teliti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura