Starton sot Festa e madhe e “Birra Korça”, ja kush do ta hapë siparin (Programi)

Aug 18, 2021 | 10:37
SHPËRNDAJE

FestaFesta më e madhe dhe e shumëpritur nga korçarët dhe gjithë shqiptarët starton sot në qytetin e Korçës. Një traditë tashmë që të gjithë e njohin si Festa e Birrës, që ka marrë emrin nga qyteti dhe nga “Birra Korça”.

E si mund të kalohen më mirë këto ditë përvëluese gushti sesa me një birrë të ftohtë e të freskët dhe pak muzikë të mirë. Jo vetëm një, por pesë ditë e net, duke filluar nga sot, qytetarët mund  të freskohen në Korçë, me mbretëreshën e festës, “Birrën Korça”, pijen e dashur të çdo shqiptari. Këtë vit, më shumë se çdo herë tjetër, qytetarët mezi po e presin festën, që vjet mungoi për shkak të masave kufizuese të pandemisë.

Por duket se kësaj here do të shijojnë pa  fund gjithçka që ofrohet në këto pesë ditë, 18-22 gusht. Në këto data ku marrin pjesë grupe dhe këngëtarë që do të performojnë “live” në të  5-ta netët e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo  vit vizitorë jo vetëm shqiptar, por edhe nga vende të ndryshme të botës, është shfaqur interes i madh nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit.

I gjithë qyteti është prenotuar prej kohësh, nga shqiptarë e të huaj që do të “pushtojnë” qytetin për 5 ditë. “Birra Korça” e dashur dhe e freskët, që përçon traditën dhe rrok të renë, modernen dhe bashkëkohoren, ashtu si muzika do të  mbushë ditët e ngrohta dhe netët e freskëta korçare.

Me qëllim që festa të shkojë sa më mirë dhe për të mbajtur në kontroll trafikun që mund të rëndohet gjatë këtyre ditëve dhe netëve, Policia e Korçës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, që kanë nisur të zbatohen që në mesnatë. Ajo çfarë ju mbetet tashmë të gjithëve është vetëm që të shijoni muzikën që nuk shkon më  asgjë më mirë sesa me “Birrën Korça”. Gëzuar!

prograi1 prograi2

PROGRAMI I FESTËS 

18 Gusht
Alt’n Beats & Banda, Vikena Kamenica, Devis
Xherahu, Lefteris Pantazis

19 Gusht
Eclesio Ramos de Souza & Band, Kamela Islamaj &
Keli Band, Tre muskëtjerët Aleksandër Gjoka, Elton
Deda dhe Redon Makashi

20 Gusht
Track N’Train, Love Itoya, Orgesa Zaimi, Landi
Kademi & Simpatico Band

21 Gusht
Mixed Up Everything, Edri dhe Stefi Prifti, Shemi Ilirët

22 Gusht
Hot Culb Tirana, Kori Lira, Goran Bregoviç, Wedding
and Funeral Band

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura