Skënderbeu arrin akordin me Kaçen, caktohet data e prezantimit

Dec 30, 2016 | 9:37
SHPËRNDAJE

Skënderbeu po tregohet mjaft aktiv në merkato dhe synon që t’i realizojë përforcimet para nisjes për në fazën përgatitore.

kace3

Goditja më e madhe mund të cilësohet ajo e Ergys Kaçes, i cili pritet të prezantohet me fanellën e korçarëve më 2 janar. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.

Kace Plzen

Pas largimit nga Plzeni, 23- vjeçari ka pranuar që pjesën e mbetur të edicionit ta luajë në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, ku do synojë që të ndihmojë kampionët në garën për të fituar sërish titullin.

Akordi mes palëve është arritur, ndërsa në ditët e para të vitit 2017 do të ketë edhe zyrtarizimin.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura