VIDEO/ Maget bën heroi në shtesë, Partizani triumfon në derbi dhe zgjat vuajtjet e Tiranës

Apr 28, 2024 | 21:09
SHPËRNDAJE

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase. Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.

tirana partizani

 

TIRANA-PARTIZANI 1-2
41′ Abazaj / 15′, 90’+3′  Maget

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+7’ I kuq edhe për Hadrojn i cili ndëshkohet me të verdhin e dytë. (VIDEO)

90’+5’ Qirko ndëshkohet me të verdhë për vonesa loje.

90’+5’ Latifi ka mundësi të mirë për të gjuajtur në portë por gabon plotësisht shënjestrën.

90’+4’ Maget merr të verdhë për festimin duke hequr fanellën.

90’+3’ GOOOL PARTIZANI! Aksion perfekt i të kuqve me Maget i cili merr topin në kufijtë e zonës dhe shënon përsëri në portën e Kozit. (VIDEO)

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

87’ Kartoni i dytë i verdhë për Jonuzin dhe bardheblutë mbeten me 10 lojtarë. (VIDEO)

86’ Nikqi dhe Meta hyjnë në fushë në vend të Lushkjes dhe Abazajt. Në radhët e Partizanit është Mensah i cili merr vendin e Bintsuka.

84’ Hadroj ndëshkohet me të verdhë pasi ndal Latifin në kufijtë e zonës. (VIDEO)

82’ Top në thellësi i Hadrojt për Skukën, ai nuk ia del të kontrollojë mirë në zonë dhe sfera shkon në duart e Kozit.

79’ Goditje dënimi e fortë e Rrapajt, Lulaj ndalon në murin mbrojtës dhe ka nevojw pwr ndihmën e mjekëve.

77′ Karton i verdhë për Lushkjen.

74’ Bintsuka merr topin në zonë por gjuajtja e tij devijohet mbi traversë.

73’ Pas një goditje këndi, Maget me kokë gjuan por nuk gjen portën duke çuar topin mbi traversë.

72’ Latifi hyn në fushë në vend të Patrik në radhët e bardhebluve.

68’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Patrik.

67’ Aksion me pasime i dyshes Skuka-Bintsuka, teksa sulmuesi shqiptar ndalet nga Kozi, Gjithccka bëhet e pavlefshëm nga VAR-i.

65’ Mundësi e shkëlqyer e të kuqve për të shënuar me Kekon i cili ndalet nga Hoxhallari dhe Kozi duke shpërdoruar një rast të artë të dyfishtë. (VIDEO)

62’ Mba dhe Mehmeti i lënë vendin në fushë Hadrojt dhe Skukës në radhët e Partizanit.

59’ Mici i lë vendin Najdovskit në radhët e Tiranës.

54’ Edhe Buxhelaj ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Haxhiut.

52’ Harkim nga këndorja për Partizanin, Mba gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

51’ Karton i verdhë edhe për Hoxhallarin.

49’ Murataj kap për qafe Patrik dhe ky i fundit e shtyn, Hamiti u tregon të dyve kartonin e verdhë. (VIDEO)

47’ Mici ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bintsuka.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+10’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+9’ Goditje këndi për Tiranën, topi i harkuar në zonë largohet me vështirësi nga mbrojtësit e Partizanit.

45’ -45’+4′ Këko niset drejt zonës, shmang Lulajn dhe pastaj ndalet nga Hoxhallari. Gjyqtari i tregon të kuqin mbrojtësit mes protestave të lojtarëve bardheblu, duke ndëshkuar me të verdhë edhe Jonuzin. Pastaj ai ftohet të rishohë videon në VAR dhe pasi shqyrton pamjet, anulon vendimin për kartonin e kuq. (VIDEO) (VIDEO)

41’ GOOOL TIRANA! Jonuzi gjuan nga jashtë zonës, Qirko ndal gjuajtjen e mesfushorit por jo të Abazajt i cili vjen me shpejtësi dhe shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

39’ Rrapaj lëshon një predhë nga jashtë zonës, Kozi grushton e çon sferën te Keko. Por gjuajtja e këtij të fundit para portës nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

37’ Rrapaj jep një top të gjatë për Kekon në të majtën, por sulmuesi nuk arrin sferën në zonë.

31’ Ulet pak ritmi i sfidës, me ekipet e vëmendshme për të mos lejuar më hapësira.

27’ Traversa shpëton Partizanin! Abazaj ndal topin me gjoks dhe lëshon një gjuajtje të fortë, traversa kthen topin në shpinën e Qirkos i cili për pak sa nuk shkakton autogol. (VIDEO)

26’ Lushkja lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Qirko ndërsa më pas vjen edhe gjuajtja e Deliut e cila bllokohet nga Qirko. (VIDEO)

24’ Keko merr vendin e Carës në radhët e të kuqve.

21’ Probleme fizike për Carën, sulmuesi kërkon zëvendësim dhe lë fushën.

17’ Mba niset drejt portës së bardhebluve, në fund shkakton faull në sulm.

15’ GOOOL PARTIZANI! Pas një topi që nuk u largua mirë nga zona, Maget lëshon një predhë nga distanca duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)

14’ I verdhë për Haxhiun për protesta pasi kërkonte goditje këndi.

14’ Pas një harkimi nga e majta në zonë, Haxhiu gjuan por sfera kalon mbi traversë.

9’ Ndërhyrja e Micit në zonë ndaj Rrapajt, të kuqtë kërkojnë penallti por gjyqtari pasi dëgjon edhe në kufje këshillën e VAR-it, bën shenjë nga këndorja. (VIDEO)

7’ Skuadrat janë shumë të kujdesshme në minutat e para, duke mos lënë hapësira që mund të shfrytëzohen nga kundërshtarët.

4’ Haxhiu shpërthen në krahun e djathtë, Sota i heq topin nga këmbët duke shmangur hyrjen e tij në zonë.

1′ Nis derbi i kryeqytetit.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Kozi, Mici, Hoxhallari, Përgjoni, Lulaj, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Abazaj, Patrik.
Zëvendësues: Selmani, Abdullahu, Najdovski, Latifi, Jaku, Meta, Tola, Ahmetaj, Nikqi
Trajner: Erbim Fagu

PARTIZANI: Qirko, Buxhelaj, Sembene, Sota, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka, Mba.
Zëvendësues: Hoxha, Zekolli, Mehmeti, Ismaili, Skuka, Keko, Preka, Mensah, Hadroj, Vila
Trajner: Orges Shehi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura