Fotot nga paparazzi/ Ish-deputetja e LSI-së “çmallet” me Parlamentin, tashmë rikthehet si këshilltare

Apr 28, 2024 | 21:38
SHPËRNDAJE

Ditë të ngarkuara për Partinë e Lirisë, ku aktualisht po i nënshtrohet një faze ristrukturimi, duke sjellë disa ndasi edhe mes tyre.

Erisa Xhixho dhe Silva Caka (3)

Por tashmë, disa miqësi të konsoliduara nuk ndryshojnë. E kemi fjalën pikërisht për Erisa Xhixhon dhe Silva Cakën, që pavarësisht dinamikave që politika i ka sjellë, kanë ditur ta ruajnë miqësinë e tyre.

Erisa Xhixho dhe Silva Caka (2)

Dhe kjo foto duket se e konfirmon atë që jemi duke thënë, ku të dyja i drejtohen së bashku Kuvendit. Ish-deputetja Silva Caka prej vitesh tashmë s’është më pjesë e Parlamentit, teksa Erisa Xhixho vijon me mandatin e saj.

Erisa Xhixho dhe Silva Caka (1)

Megjithatë, Silva Caka është “çmallur” me Kuvendin, pasi këtë herë është rikthyer jo më si ligjvënëse, por si këshilltare pasi ajo mban detyrën e ekspertes në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Duket se veç bisedës që ka pasur me kolegen e saj, ish-deputetja ka pasur mundësinë të përshëndetet edhe me disa nga ish-kolegët e saj. Themi me disa nga ish-kolegët, pasi jo me shumë të tillë ka pasur një marrëdhënie të ngushtë, e kushtëzuar ndoshta edhe nga gjuha politike e përdorur.

Erisa Xhixho dhe Silva Caka (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura