Shuhet aktori i njohur Mirush Kabashi/ Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Lamtumirë artistit që ngriti peshë sallat kudo performoi!

Dec 5, 2023 | 9:01
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj i ka dhënë lamtumirën artistit të njohur Mirush Kabashi, përmes një mesazhi ngushëllimi.

Bajram Begaj

Në një status në Facebook, pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të dashur për publikun shqiptar, presidenti shkruan se Kabashi ishte ai që ngriti peshë sallat kudo ku performoi.

Postimi i presidentit Bajram Begaj:

Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi!

Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së martës së 5 dhjetorit.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Facebook-un zyrtar të aktorit.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura