Shqipëria tërheqëse për turistët? Shikoni si na e kalojnë edhe vendet pa det

Apr 6, 2017 | 11:25
SHPËRNDAJE

Shqipëria rendit e 98-a nga 136 vende të marra në studim në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për sa i përket indeksit të konkurrueshmërisë së turizmit. Megjithëse me një vijë të gjatë bregdetare dhe potencial për të zhvilluar turizmin, Shqipëria arrin t’ia kalojë vetëm Bosnje Hercegovinës në rajon.

2

Sipas treguesve në raportin e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria është më pak konkurruese krahasuar me rajonin për sa i përket çmimeve, transportit ajror dhe burimeve natyrore dhe kulturore. Në dy kategoritë e fundit janë marrë në vlerësim numri i atraksioneve natyrore dhe kulturore të njohura si trashëgimi botërore, numri i specieve të njohura, zonat e mbrojtura, numri stadiumeve dhe pallateve të sportit apo stadiumeve.

Sipas të dhënave në raport mbërritjet e turistëve ndërkombëtar në Shqipëri përllogariten rreth 3.7 milionë, ku mesatarisht një turist shpenzon rreth 395 dollarë.

1

Industria përbën 6% të PBB-së së vendit dhe në total janë të  punësuar 51 mijë individë apo 5.5% të totalit të të punësuarve në vend.

I renditur i pari nga vendet e Ballkani Perëndimor, Mali i zi numëron 1.5 milionë turistë ndërkombëtar, të cilët shpenzojnë mesatarisht 578 dollarë për turist.  Në vendin fqinj sektori i turizmit kontribuon në PBB-në e vendit me 11.3% dhe 10.3% e individëve janë të punësuar në turizëm.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura