Shpërthen bombola e gazit në çerdhe, plagoset një fëmijë, roja, kuzhinierja

Jun 28, 2013 | 9:31
SHPËRNDAJE

ILUSTRUESE

KAMËZ- Një fëmijë, kuzhinierja dhe rojë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi që ndodhi në një cerdhe fëmijësh në Kamzë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotme, në kohën që cerdhja ende nuk ishte populluar krejtësisht nga fëmijët.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasoje e rrjedhjes së gazit të bombolës që përdorej për gatim dhe ishte e lidhur me sobën e gatimit në kuzhinë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Mësohet se plagë më të rënda ka marrë kuzhinierja dhe roja e çerdhes, ndërsa fëmija ka marrë plagë më të lehta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura