Shemben ndërtesat pa leje, Bashkia: Monitorim gjithë territorit

Jun 27, 2013 | 14:21
SHPËRNDAJE

TIRANE-  Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake Tirane kanë prishur sot një shtesë pa leje, në rrugën ”Vangjush Furxhi”, në njësinë bashkiake nr.10. 

Ne nje deklarate per mediat, drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha dhe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli kanë garantuar  të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve. Sipas tij, po zbatohet një plan i detajuar masash për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.

“Sot, Inspektoriati Ndërtimor, në mbështetje të Policisë Bashkiake po vazhdon aksionin e tij, për të frenuar çdo ndërtim pa leje dhe për të goditur çdo ndërtim të kundra-ligjshëm të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës.  U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin, pothuajse në të gjithë objektet e ndërtuara”- tha ai.

Nderkohe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli se  se bashku me forcat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor dhe në të gjithë konstatimet që janë bërë muajin e fundit për çdo ndërtim të kundraligjshëm, pra për çdo ndërtim pa leje, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Ndërtimor do të godasin pa hezitim cilindo person që ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje në të gjithë territorin e bashkisë së Tiranës.

“Shfrytëzoj rastin t’u bëj apel të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërmend të marrin iniciativa të tilla, të mos marrin përsipër, sepse çdo rast do të konstatohet nga Policia Bashkiake dhe do të goditet, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Ndërtimit. Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje dhe do të prishen edhe ato ndërtime që deri më tani janë ndërtuar në mënyrë të kundra-ligjshme”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura