Shah Deniz njofton zyrtarisht: TAP, projekti fitues

Jun 28, 2013 | 8:31
SHPËRNDAJE

Konsorciumi për zhvillimin e fushës së gazit Shah Deniz ka njoftuar në mënyrë zyrtare se gazsjellësi TAP është përzgjedhur si projekti  fitues  për dërgesën e gazit natyror drejt Europës.

Presidenti rajonal i Shah Deniz për Azerbajxhanin Gordon Birrel tha se projekti TAP mundi rivalin e tij Nabucco.

Konsorciumi, që përfshin “Socar”, britanikun “BP”, norvegjezin “Statoil” dhe francezin “Total”, njoftoi se do të publikonte në fund të muajit qershor vendimin mbi lëvrimin e gazit në Evropë nga deti Kaspik, gjë që ka ndodhur ditën e sotme.

Gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) kalon nga kufiri greko-turk në Itali përmes Greqisë dhe Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura