“Rusia po përdor raketa kundër qytetarëve”/ Presidenti Zelensky: Ndërkombëtarët do mbajnë përgjegjësi për katastrofë humanitare nëse nuk…

Mar 9, 2022 | 14:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ndërkombëtarët do të jenë përgjegjësit e një katastrofe humanitare nëse nuk dakordësojnë për mbylljen e zonave të fluturimit me Rusinë.

volodymyrzelensky

Në një deklaratë televizive, Zelensky u shpreh se Ukraina ndodhet në nivelin maksimal të kërcënimit.

“Rusia përdor raketa, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës të përgjigjet”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm televiziv, raporton Reuters.

Ai tha se ukrainasit kanë treguar gjatë dy javëve të fundit se nuk do të dorëzohen kurrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura