“Rritje minimale për të tjerët”/ Aleksandër Vuçiç: Do subvencionojmë çmimin e naftës për fermerët, do jetë 1.5 euro

Mar 9, 2022 | 11:52
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se qeveria do të subvencionojë çmimin e naftës për fermerët.

vucic

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiç tha se qeveria do punojë që në të gjitha karburantet, çmimi të mbetet 1.5 euro për të paktën një muaj e gjysmë.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiq.

Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën.

“Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura