Rritja e çmimit të karburanteve, ish-kryeministri: Ja taksat që duhet të heqë qeveria. Bonus për familjet në nevojë, mos të përjashtohet as ndërhyrja direkte në…

Mar 9, 2022 | 13:26
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve.

Berisha ka kërkuar nga qeveria që të heqë taksën e TVSH-së nga nafta dhe të TVSH të energjisë elektrike, bonus për familjet në nevojë dhe heqjen e taksës sq qarkullimit.

“Qeveria vendosi e taksën e qarkullimit që ekzistonte në 70 lekë e u rrit në 270 lekë,
krahas tyre janë vendousr tarifa absurde si tarifa e kontrollit e pompës.

E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte, PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e plotë të TVSH të energjisë elektrike.

Së dyti kërkon rimbursim apo një bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë që të përballojnë krizën energjetike.

Së treti kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekë e me këto lëvizje, cmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth por meqë Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve si bënte me Covid se do shihni kodra me kufoma duhet të marrë këto masa që rëndojnë mbi qytetarët.

Në rast se spekullimi vijon ndërhyrja shtetërore direkte në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që nuk mund të përjashtohet për shkak të luftës”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se “po bën zëdhënësin e kompanive të naftës”.

“Aa është lajmëtari i parë i rritjes së cmimeve dhe pastaj spekulantët vijojnë me fushë të hapur të vendosin tabela sic duan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura