Rrezikonte të mos dëgjonte më asnjëherë, shqiptarët ndihmojnë vogëlushin, Rudi dëgjon tingujt e parë

Aug 25, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

E mbani mend vogëlushin Rubin? Personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u operua me sukses dhe tashmë ka dëgjuar tingujt e parë.

Nëse do t’i kalonte mosha e duhur asgjë nuk do kthehej mbrapa, Rubini do rrezikonte te mos dëgjonte më asnjëherë. Por paratë për operacionin u mblodhën në kohën e duhur.

rubini1-770x433

Moderatorja e emisionit ” Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Rubinit i cili arriti të dëgjojë falë ndihmës së shqiptarëve.

“Fisnikëria e cila i ka frytet e përjetshme është që djersën dhe mundin tënd ta vesh në shërbim të shpëtimit të jetës së njeriut! Shqiptarët bujare dhe humane shquhen për këtë cilësi të lartë. Një pjesë e të hollave që fitonin me mund dhe djersë ata i dhuruan për Rubinin! Rubini ishte ne luftë me kohën, ai nuk fliste, nuk dëgjonte, i duhej një operacion i menjëhershëm për t’i sjellë shpresë!

rubini2

Atij i nevojitej një operacion që dhe ai të ishte si gjithë moshatarët e tjerë! Ai nuk do mund të dëgjonte zërin e nënës por as këshillat e babait! Situata ishte kritike, operacioni kushtonte shumë! Fisniket Shqiptare, u bashkuan kudo që ndodheshin, kontribuuan dhe me lejen e Zotit i mundësuan operacionin! Operacioni doli me sukses. Rubini dëgjoi tingujt për herë të parë. Lotët e trishtimit të familjes që u kthyen në lot gëzimi, u shoqëruan me lutje të shumta dhe falënderime për kontribuesit!”, shkruhet në postimin e moderatores Bruko./BW

rubini3 rubini4

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura