Reshjet e borës mbulojnë vendin, IGJEUM jep njoftimin: Temperaturat do të pësojnë rritje

Jan 9, 2019 | 14:52
SHPËRNDAJE

Vendi ynë është përfshirë sot nga një mot me reshje të dendura shiu dhe borë të cilat kanë shkaktuar dhe bllokim të pjesshëm rrugësh.

49603640_1252211018266075_3063483387781054464_n

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mësohet se nga nesër temperaturat do të pësojnë rritje deri në 2 gradë në vlerat maksimale.

Në buletinin e publikuar sot IGJEUM shton se  do të ulët intensiteti i reshjeve të borës.

NJOFTIMI I PLOTË

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

49693322_1252211028266074_612956773044715520_n

TEMPERATURAT

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht, nesër (e enjte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 6 °C

në vendet malore: – 5 / 1 °C

49649177_1252211038266073_2560312193639776256_n

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.09) dhe nesër (e enjte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura