Kuvendi ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi. Protesta jashtë, të arrestuar e të plagosur

Jun 27, 2013 | 14:47
SHPËRNDAJE

PRISHTINE-  Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. 

Votimi i mundësua vetëm pasi sigurimi i Kuvendit të Kosovës, detyroi me forcë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe disa deputetë të kësaj Lëvizjeje, të largohen nga foltorja e Kuvendit dhe nga vendi ku ulet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Tensioni para Kuvendit
Tension para Kuvendit te Kosoves, nderkohe qe ne seance diskutohet sot ratifikimi i marreveshjes me Serbine. Kuvendi u detyrua te nderprese disa here seancen.  Në kohën kur kryetari i këtij institucioni, Jakup Krasniqi, ka bërë përpjekje për të hedhur në votim ratifikimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërhyri me forcë në mkrofonin e zotit Krasniqi, duke e pamundësuar vazhdimin e seancës. 

Në kohën e ndërhyrjes zoti Kurti ka qenë duke mbajtur në duar një pankartë, me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”, në të cilën është e vizatuar një hartë pa pjesën veriore të Kosovës. 

Seanca ishte ndërprerë fillimisht sot nga mungesa e kuorumit në sallë, për shkak të protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në shenjë kundërshtimi me ratifikimin e paralajmëruar për sot.

Protestuesit kishin bllokuar hyrjet përreth ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit. Në përpjekje për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve në ndërtesë, forcat e rendit janë përplasur me protestuesit; këta të fundit kanë përdorur ngjyrë të bardhë kundër policisë, kurse autoritetet e rendit kanë përdorur spërkatës piperi.

Autoritetet e rendit kanë arritur të zhbllokojnë hyrjet e Kuvendit, duke mundësuar kështu rinisjen e seancës. 

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes komunikatave se deri në orën 13:00, numri i aktivistëve të arrestuar ka arritur në mbi 50.

Protestuesit janë grumbulluar ne kundershtim te ratifikimit, nderkohe qe policia ka reaguar duke hedhur spraj në drejtim të një protestuesi. Mediat e Kosoves raportojne se eshte arrestuar Dardan Molliqaj, sekretar organizativë i Lëvizjes Vetëvendosje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura