Rama me ambasadorin azer: Mbështetje të plotë TAP-it

Jun 27, 2013 | 20:22
SHPËRNDAJE

Rama gjate takimit

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili që nga shtatori pritet të jetë kryeministri i vendit, duket se e ka nisur tashmë punën.

Rama ka dëshmuar mbështetje të plotë për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP gjatë një takimi me ambasadorin e Azerbajxhanit, Rahman Mustafayev.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Rama ka njoftuar për takimin duke shkruar, “Mbështetje të plotë TAP-it. Me ambasadorin e Azerbajxhanit për vazhdimin e projektit të madh”

Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë, Rahman Mustafayev është takuar më herët edhe me kryeministrin Sali Berisha. Mustafayev shoqërohej nga Këshilltari i Presidentit të kompanisë azere të gazit e naftës SOCAR, Murad Heydarov, dhe  Zv/Presidentin e BP pranë Konsorciumit të Shah Deniz, John Baldëin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura