“Putini tani është i zemëruar dhe i frustruar”- Paralajmërimi i drejtorit të CIA-s: Javët e ardhshme ka mundësi që…

Mar 9, 2022 | 12:37
SHPËRNDAJE

Drejtori i agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns, një ish-ambasador i SHBA-së në Moskë, i cili e ka “studiuar” sjelljen e Vladimir Putinit për vite me radhë, thotë se presidenti rus është “i zemëruar dhe i frustruar” nga situata në Ukrainë dhe ka shumë gjasa të shtojë përpjekjet e tij për pushtimin e vendit.

william-burns-gty-jt-220308_1646760900510_hpEmbed_3x2_992

“Mendoj që Putin tani është nervoz dhe i frustruar. Sigurisht qe do të dyfishojë forcën dhe të tentojë të thyejë ushtrinë ukrainase duke mos pasur parasysh fare civilët”, tha Burns duke folur në një takim në Kongresin amerikan.

Ai i quajti veprimet e Putinit në dy javët e fundit “të paramenduara dhe të egra”.

“Putin ka komentuar privatisht dhe publikisht gjatë ketyre viteve se ai nuk e beson qe Ukraina është një shtet i vërtetë. E ka gabim këtë, shtetet e vërteta luftojnë. Dhe kjo është ajo që ukrainasit kanë bërë mjaft heroikisht gjatë ditëve të fundit. Unë mendoj se Putin është i shqetësuar nga reagimi i vendeve perëndimore dhe vendosmëria e aleatëve, veçanërisht disa nga vendimet që ka marrë qeveria gjermane. Unë mendoj se ai është i shqetësuar nga performanca e ushtrisë së tij”, tha drejtori i CIA.

Burns theksoi se së bashku me analistët e CIA-s, nuk e shohin si mundesi qe Putin ta arrijë qëllimin e marrjes së Kievit.

“Nuk e shoh ndonjë mundësi sesi do t’ia arrijë qëllimit, dhe ku e çon kjo. Besoj se javëve të ardhshme do të dyfishoj rolin dhe të investojë në ushtri – duke mos pasur fare vëmendjen e viktimave civile”, shtoi kreu i CIA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura