Pushtimi i Ukrainës/ BE vendos sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, preken nga sektori detar tek kriptovalutat

Mar 9, 2022 | 11:40
SHPËRNDAJE

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër liderëve dhe oligarkëve rusë, raporton Reuters.

BE-5-761x450

Presidenca franceze e BE-së tha se shtetet anëtare miratuan sanksionet gjatë një takimi së fundmi.

Këto sanksione do të miratohen zyrtarisht nga Samiti i BE-së të enjten dhe të premten në Versajë.

Sipas Reuters, sanksionet e reja prekin kriptovalutat, përjashtojnë tre banka Bjelloruse nga Swift dhe synojnë edhe sektorin detar.

Borrell: BE-ja është duke punuar në sanksione të reja për gati 100 rusë

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u përgatitur për një rund të ri të ndalesave në udhëtim dhe ngritjes së aseteve për gati 100 rusë tha Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Sipas tij, vendimi do të bëhet publik më vonë gjatë ditës së mërkurë.

“Shtetet anëtare janë duke punuar në një paketë të sanksioneve ku janë të përfshirë rreth 100 njerëz përgjegjës në nivele të ndryshme të Qeverisë”, ka thënë Borrell para Parlamentit Evropian në Strasburg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura